Chelsea mendon transferimin e Strakoshës

26 prill 2020 | 18:00

Chelsea është në kërkim të një portieri cilësor, teksa gardiani Kepa Arrizabalaga nuk ka arritur që të bindë edhe pse u transferua për shifrën e 80 milionë eurove në vitin 2018.

Ky sezon ka qenë shumë negativ për portierin spanjoll, i cili ka humbur totalisht besimin e Lampard, i cili ka udhëzuar klubin ta shesë për të sjellë një tjetër portier.

Nga 36 portierët, që kanë luajtur këtë sezon në Premier Ligë, vetëm ai i Southampton, Angus Gan ka bërë me keq se Kepa në mesataren e pritjeve. Sajti “Football London” raporton se klubi londinez për momentin ka disa opsione në tavolinë për sezonin e ardhshëm. Thomas Strakosha është një nga opsionet më të preferuara.

Portieri i Kombëtares kuqezi ka bërë shumë mirë këtë sezon dhe ka ngjallur interesin e një sërë klubesh, teksa Tottenhami më parë e ka parë si opsionin për zëvendësuesin e Lloris.

Sipas mediave angleze, Lazio kërkon shumë më shumë se 18 milionë paundë për Strakoshës, por kjo shumë nuk është aspak problem për Abramovich. Alternativa tjetër është një portier serb. Bëhet fjalë për Pedrag Rajkoviç të Reims në League 1. 24-vjeçari ka bërë mjaft mirë gjatë këtij sezoni, duke pësuar 18 gola në 27 ndeshje. Vlera e tij në merkato është vetëm 5 milionë paund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…