Chelsea merr pozitën e tretë, dështon Unitedi
05 maj 2019
| 17:02
Chelsea e ka rrëmbyer pozitën e tretë në Premier Ligë, pasi e mposhti skuadrën e Watfordit (3-0).
Pjesa e parë u mbyllë 0-0, kurse tre minuta pasi filloi pjesa e dytë Ruben Loftus-Cheek shënoi për 1-0. David Luiz (51’) dhe Gonzalo Higuain (75’) shënoi dy golat e tjerë për skuadrën e Maurizio Sarrit.
Ndërsa në ndeshjen tjetër Huddersfield Town e ka ndalur Manchester Unitedin në ndeshjen e zhvilluar në “John Smith’s Stadium”, pasi rezultati final i kësaj ndeshje mbeti 1-1.
/Epoka e re/