
Chelsea merr vendim për Lukakun
04 janar 2022
| 13:00
Romelu Lukaku ka nxitur reagime të shumta me deklaratat e tij për dëshirën që të kthehet tek Interi, dhe pakënaqësitë e tij me sistemin e Thomas Tuchel.
Lojtari dhe trajneri kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe thuhet se janë dakorduar që të vazhdojnë në paqe aventurën te Chelsea.
Megjithatë “La Reppubblica” shkruan se Lukaku do të gjobitet gjithsesi për deklaratat e tij. Chelsea do ta gjobisë Lukakun me 500 mijë euro për deklaratat e dhëna për “Sky Italy”. Kjo tregon një ashpërsi të madhe të ‘Bluve’ ndaj jo-profesionalizmit të Lukakut.