Chelsea mposht Burnleyn
19 prill 2018
| 22:45
Chelsea ka arkëtuar tre pikë të reja në Premier Ligë, duke e mposhtur sot në udhëtim Burnleyn.
Skuadra e Antonio Contes kaloi në epërsi në minutën e 20 pas autogolit nga Long, transmeton Koha.net.
Vendasit barazuan shifrat në minutën e 64 përmes Barnesit.
Por, për fitoren e Chelseat u përkujdes Victor Moses, duke shënuar në minutën e 69 pas asistimit nga Emersoni.
Chelsea në vendin e pestë ka 63 pikë, kurse Burnley në vendin e shtatë ka 52 pikë.