Chelsea mposhtet nga Fulhami, Felixi debuton me karton të kuq

12 janar 2023 | 23:19

Chelsea e ka regjistruar humbjen e shtatë në Ligën Premier duke pësuar nga Fulhami në Craven Cottage, në ndeshjen e mbetur nga java e shtatë në kampionatin anglez.

Rezultatin e zhbllokoi Willian (25’), i cili bëri gjithçka vet për t’i shënuar ish-skuadrës së tij, ndërsa refuzoi të festonte golin.

Kalidou Koulibaly ishte në vendin e duhur në kohën e duhur duke shfrytëzuar një top të kthyer, të cilin e futi në rrjetë për t’i barazuar shifrat (47’).

Në minutën e 62-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi transferimi i ri, Joao Felix, u përjashtua me karton të kuq.

Andreas Pereira tregoi teknikë të shkëlqyer duke dhuruar një harkim në zonë, të cilin e priti Carlos Vinicius për ta rikthyer epërsinë e vendasve me kokë (73’).

Pas kësaj humbjeje, Chelsea mbetet në vend të dhjetë me 25 pikë, derisa Fulhami është ngritur në kuotën e 31 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në tabelë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma tregohet cinike ndaj Genoas në 1/8 e Kupës së…