Chelsea mposhtet nga Leeds Unitedi
Chelsea është mposhtur në udhëtim kundër Leeds United.
Skuadra e Leeds United ka bërë befasinë, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 3:0.
Nikoqirët ishin tejet të organizuar në këtë ndeshje dhe arritën të gjenin golin e parë në minutën e 33’, pas një gabimi të rëndë të Edouard Mendy. Topin në rrjetë e dërgoi Aaronson.
Vetëm katër minuta më vonë, Leeds gjetën golin e dytë, kësaj radhe me Rodrigo që regjistroi emrin në listën e golashënuesve.
Chelsea bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, por këto ndryshime nuk u vërejtën në rezultat. Madje, Leeds gjeti edhe golin e tretë në minutën e 69’, me Harrison.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq u përkujdes Kalidou Koulibaly, i cili në minutën e 84’ u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë). Kështu, senegalezi nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme.
Leeds shkon në kuotën e shtatë pikëve me fitoren e regjistruar sot, kurse Chelsea mbetet me katër pikë në tri ndeshje.