Chelsea mposhti edhe Aston Villan

11 shtator 2021 | 21:49

Chelsea e ka mundur edhe Aston Villan, me rezultat të pastër 3-0,  në kuadër të xhiros së katërt në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 15-të, pas një super asistimi nga Matteo Kovaqiq, me këtë epërsi minimale Chelsea e mbylli pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Kovaqiq e dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të, ndërsa e mbylli ndeshjen Lukaku me tjetër gol, në minutën e 92+1, me këtë rezultat 3-0 përfundoi ndeshja.

Chelsea pas kësaj fitore renditet në vendin e dytë  me 10 pikë, me pikë të barabarta me Manchester United, që gjendet në vendin e parë, shkaku i gollaverazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar si të…