
Chelsea mposhti Fulhamin
02 dhjetor 2018
| 14:49
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Fulhamit, me rezultat 2-0.
Pedro në pjesën e parë dhe Ruben Loftus-Cheek në pjesën e dytë shënuan golat e fitores për skuadrën e Chelseat, që vazhdon të ndjek Liverpoolin dhe Manchester Cityn që renditen në pozitat para në Premier Ligë.
Nga ora 15:05 fillon derbi në mes Arsenalit dhe Tottenham Hotspur.
/Epoka e re/