Chelsea ndahet baras me Crystal Palace
01 shtator 2024
| 16:52
Chelsea dhe Crystal Palace kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.
Fillimi i ndeshjes ishte i njëjtë për të dy skuadrat, që nuk rrezikuan edhe aq shumë.
Chelsea kishte dy raste të mira me Noni Madueken, por ai nuk arriti të gjejë rrjetën.
Në minutën e 25-të, Cole Palmer asistoi te Nicolas Jackson që shënoi për 1-0.
Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi Chelseat, por Levi Coeil nuk arriti të shënojë.
Crystal Palace arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 54-të, me golin e Eberechi Eze.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe dy skuadrat u desh të pajtohen me barazimin.
Chelsea ka 4 pikë nga tri ndeshjen, ndërsa kjo ishte pika e parë për Crystal Palace.