
Chelsea në garë për Messin
28 nëntor 2020
| 13:45
Chelsea i është bashkuar garës për të transferuar yllin e Barcelonës, Leo Messi, raporton eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Ballague.
Skuadra e Frank Lampardit është duke e shikuar situatën e Messit, i cili pritet të largohet nga Camp Nou, me kontratën e tij që i skadon në verën tjetër.
E favorit për shërbimet e tij raportohet se është Manchester City i Pep Guardiolas, që kishte bërë ofertë në afatin kalimtar të verës 2020.