Chelsea nis me fitore sezonin e ri në Premier Ligë

14 shtator 2020 | 23:34

Chelsea e ka mposhtur 3-1 skuadrën e Brighton, për ta nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë.

Në një ndeshje ku debutuan disa nga ardhjet e reja, si Timo Werner dhe Kai Havertz, që startuan – dominoi Chelsea, duke bërë paraqitje pozitive.

Rezultati u zhbllokua nga mesfushori, Jorginho. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 23’ nga pika e bardhë, penallti e fituar nga blerja e re, Timo Ëerner. Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola. Fillimisht Brighton e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Chelseas.

Në Minutën e 54’, Leandro Trossard goditi fort me të majtën nga distanca, duke përfituar edhe nga një intervenim jo i mirë i Kepas, për të shënuar për 1-1. Por, vetëm dy minuta më pas, Reece James me një gol shumë të bukur riktheu epërsinë për Blutë e Londrës. Derisa për rezultat përfundimtar 3-1 shënoi në minutën e 67’ Kurt Zouma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që…