Chelsea nuk e dëshiron Ronaldon
Derisa po kërkon me çdo kusht largimin në Manchester United, Cristiano Ronaldos duket se i është mbyllur një derë për të ardhmen e tij.
Rivali i Unitedit, skuadra e Chelseat, është përmendur si njëra nga destinacionet e radhës për yllin portugez, por “The Sun” raporton se trajneri Thomas Tuchel i ka bërë me dije drejtuesve se portugezi nuk është i nevojshëm në skuadrën e tij dhe se ai ka prioritete të tjera.
Pronari i ri i “Bluve”, Tod Boehli është i prirë të bëjë një goditje të madhe në merkato pas largimit të disa lojtarëve, por trajneri gjerman nuk është i bindur se ai duhet të jetë prioriteti i tyre.
Arsyeja kryesore pse Ronaldo po kërkon largimin nga “Djajtë e Kuq”, është se kjo skuadër nuk garon në Ligën e Kampionëve në sezonin që po vjen. Përveç Chelseat, Ronaldo po lidhet edhe me skuadra si Barcelona, Roma dhe Napoli.