Chelsea nuk llogaritë në Kepan, synon portierin e Udineses
04 shkurt 2020
| 14:06
Skuadra e Chelseat më 8 gusht të 2018-ës pagoi shifrën prej 80 milionë eurove për Kepa Arrizabalaga, i cili u bë portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
25-vjeçar nuk po ka paraqitje stabile, për çka është kritikuar shpesh edhe nga Frank Lampard, kurse në ndeshjen e fundit ndaj Leicesterit portieri u la në bankën rezervë.
Chelsea po synon shitjen e Kepas dhe blerjen e portierit të Udineses, Juan Musso.