Chelsea ofron 175 milionë euro, kjo është përgjigjja e Haalandit
Sulmuesi Erling Haaland nuk beson se Chelsea do të japë 175 milionë euro për ta blerë atë nga Borussia Dortmund.
Norvegjezi i quan thjesht thashetheme këto lajme dhe shumën e përfolur e konsideron shumë para për një lojtar të vetëm. Ai ndërkohë thotë se ka folur me agjentin dhe brenda muajit do të ketë një përgjigje teksa thekson se ka dhe 3 vite kontratë më Dortmund.
“Unë me të vërtetë nuk kam shumë për të thënë për këtë. Më kanë mbetur tre vjet nga kontrata dhe po shijoj kohën time këtu. Pardje, nuk fola me agjentin tim brenda një muaji, mendoj se e keni përgjigjen atje. Në të vërtetë nuk më intereson shumë për këtë. Janë shumë para, shpresoj se janë vetëm thashetheme për të qenë të sinqertë sepse këto janë shumë para për një person”, ka thënë Haaland.