
Chelsea pas Cavanit
06 janar 2019
| 15:18
Mos efikasiteti i duhur në fazën e sulmit i ka shtyre drejtuesit e Chelseat të kërkojnë një sulmues në këtë afat kalimtar.
Skuadra angleze raportohet se po bën gati një ofertë prej 56 milionë eurosh për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani. Sipas “Express”, trajneri Maurizio Sarri synon të marrë uruguaianin për të zgjidhur problemet në repartin sulmues.
Ai po e kërkon lojtarin qysh në afatin kalimtar të janarit. Pas 21 xhirosh këtë sezon në Premier Ligë, Chelsea ka realizuar 38 gola.