Chelsea për gjashtë minuta e përmbysi Cardiffin

31 mars 2019 | 17:01

Chelsea është treguar e fortë në ndeshjen ndaj Cardiff Cityt, pasi arriti të përmbys rezultatin në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes, për të siguruar tri pikë të reja në Premier Ligë.

Vendasit shënuan të parët në  fillim të pjesës së dytë nëpërmjet Victor Camarasa, kurse mysafirët edhe përkundër tentimeve të shumta arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 86-të, kur Cesar Azpilicueta realizoi për 1-1.

Në minutën e fundit Ruben Loftus-Cheek realizoi për rezultatin final 1-2. nga ora 17:30 zhvillohet derbi në mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të marsit, mbrëmë Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren i…