
Chelsea për Sanen ofron tre futbollistë
06 shtator 2021
| 13:20
Chelsea kërkon një rikthim të Leroy Sane në Premier Ligë. “Blutë” janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të talentuar që dikur shkëlqeu tek Manchester City, por nuk po gjen dot veten te Bayern Munchen.
Pikërisht për këtë lëvizjet londinezët kanë ofruar 3 lojtarë për marrëveshje. Në rast se Bayern bie dakord, një prej tyre mund të përfshihet për të kryer transferimin.
Callum Huddson-Odoi, Pulisiq ose Ziyech mund të sakrifikohen për 25-vjeçarin Sane. Ky transferim mund të ndodhë në janar ose verën e ardhshme nëse dy ekipet bien dakord.