Chelsea për tetë minuta fundos Southamptonin
14 prill 2018
| 19:02
Chelsea për tetë minuta ka kthyer rezultatin ndaj Southamptonit për fitoren 3 me 2 në këtë takim.
Southamptoni ishte afër fitores deri në minutën e 70 kur po avanconte 2 me 0 me golat e Dushan Tadiqit dhe Bednarekit.
Kthimin e madh të “Bluve” e nisi super-zëvendësuesi Olivier Giroud në minutën e 70. Pesë minuta më vonë për rezultatin 2 me 2 u përkujdes Eden Hazard.
Fitoren në këtë takim ia dhuroi sulmuesi francez që realizoi në minutën e 78.
Me këtë fitore Chelsea mbetet në pozitën e pestë me 60 pikë, shtatë më pak se Tottenhami që sonte do të përballet me Manchester Cityn.
Humbja ia vështirëson gjasat Southamptonit në garën për mbijetesë.