Chelsea pëson humbje nga Southamptoni

30 gusht 2022 | 23:00

Chelsea ka pësuar një tjetër humbje, duke konfirmuar problemet që ka në këtë fillim sezoni. Londinezët u mposhtën nga Southampton 1-2 në transfertë, edhe pse shënuan të parët.

Raheem Sterling ishte ai që ndëshkoi skuadrën e Southampton, por avantazhi zgjati vetëm pesë minuta. Lavia realizoi një gol mjaft të bukur dhe barazoi.

Fundi i pjesës së parë solli golin e epërsisë për Southampton, që shënoi me anë të Armstrong. Chelsea u mundua të barazonte dhe pati minuta edhe për Brojën, por pa sukses.

Sot në Premier League festoi edhe Fulham, që i shkaktoi me rezultatin 2-1 humbjen e parë skuadrës së Brighton. Dy takimet e tjera, Crystal Palace-Brentford dhe Leeds-Everton përfunduan 1-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i ri është shndërruar në një hero. Pas ai…