Chelsea planifikon shitjen e 23 lojtarëve

16 prill 2025 | 13:24

Skuadra e Chelseat po punon për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, dhe duket se nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Sipas raportimeve nga gazeta “Record”, Chelsea do të përqendrohet më shumë te largimet sesa te afrimet në merkaton e verës.

Klubi është i detyruar të balancojë bilancin financiar, ndaj drejtuesit kanë përgatitur një listë të gjatë me plot 23 lojtarë që janë në shitje, mes tyre edhe Joao Felix, i cili aktualisht është në huazim te Milani. Nuk mungon as Armando Broja, i cili është i huazuar tek Evertoni, por vështirë se do të blihet prej tyre.

Nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë pasi Blutë e Londrës duan 30 milionë euro për të. Lista e plotë e lojtarëve që mund të largohen nga Chelsea gjatë verës: Wesley Fofana, Mykhailo Mudryk, Christopher Nkunku, Kiernan Dewsbury-Hall, Robert Sanchez, Noni Madueke, Marc Guiu, David Datro Fofana, Reece James, Ben Chilwell, Axel Disasi, Andrey Santos, Joao Felix, Lesley Ugochukwu, Carney Chukwuemeka, Raheem Sterling, Armando Broja, Kepa Arrizabalaga, Mike Penders, Deivid Washington, Caleb Wiley, Alfie Gilchrist e Bashir Humphreys.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…