Chelsea Point sjell stilin anglez të jetesës në Prishtinë

12 prill 2018 | 11:14

 

Chelsea Point po vjen me projektin e shumëpritur të shtëpive të stilit anglez në dalje të qytetit të Prishtinës, në Bërnicë.

Në arkitekturë parashihen shtëpitë me oborr tradicional, gjithashtu vilat dhe apartamentet e stilit Regency. Çmimet fillestare janë nga 85,000 për apartament dhe 160,000 për shtëpi.

Drejtori ekzekutiv i Chelsea Point – Bërnica Park, Alan Fox, ka thënë se është i emocionuar dhe i kënaqur, jo vetëm për vazhdimin e punimeve në Chelsea Point – Bërnica Park por edhe për gjithë regjionin e Bërnicës, i cili do të përfitojë nga zhvillimi urban që do të ndodhë në këtë pjesë të kryeqytetit.

Duke folur për rinisjen e projektit të Chelsea Point – Bërnica Park, Fox ka thënë pas katër viteve të gjata pritje janë finalizuar rruga dhe trotuaret në këtë zonë të bukur.

“Ka qenë e vështirë t’i tërheqësh familjet të cilat mendojnë të jetojnë këtu, për shkak të infrastrukturës, e cila ka penguar shumë në këtë drejtim. Sidoqoftë, tani kemi vullnetin dhe besimin që projekti të vazhdojë pa e pasur pengesë infrastrukturën. Pritja ia ka vlejtur. Kam shumë besim që familje të ndryshme do ta mirëpresin një jetë luksoze në fshat, që është larg nga qendra e Prishtinës vetëm 7 minuta”, ka thënë Fox.

Bërnica Park nga Chelsea Point është një krijim i shtëpive magjepsëse të llojit Regency, të ndërtuara në stilin e arkitektit John Nash, i cili u bë i famshëm për arkitekturën me shtëpitë Regency në shekullin 18 në Londër.

 

 

Në arkitekturë parashihen shtëpitë me oborr tradicional, gjithashtu vilat dhe apartamentet e stilit Regency.

Çmimet për fillim janë nga 85,000 për apartament dhe 160,000 për shtëpi.
Katër lloje të shtëpive do të jenë në dispozicion që do të përmbushin nevojat e secilës familje që kërkon një jetë të qetë dhe me standardet më të mira në Prishtinë, përkatësisht natyrën e bukur të Bërnicës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të lartë nga kompania “RPP-Germany”, Safet Sadiku dhe Avni…