Chelsea refuzon ofertën e Realit për Hazardin
19 mars 2019
| 11:57
Real Madridi ka ofruar 82 milionë euro për Eden Hazardin, mirëpo Chelsea e ka refuzuar ofertën e klubit spanjoll.
“The Sun” bëri me dije se presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, kishte dorëzuar ofertën e lartpërmendur te klubi londinez, mirëpo të hënën media belge “HLN” ka bërë me dije se Chelsea e ka refuzuar ofertën.
Raportimet e reja shpjegojnë se në Londër po presin një ofertë që sillet nga 100-120 milionë euro për sulmuesin belg. Hazardi ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2020 dhe nëse nuk largohet në afatin kalimtar të verës, atëherë sezonin e ardhshëm ai mund të bashkohet me Real Madridin si lojtar i lirë.