Chelsea refuzon ofertën e Wolvesit për Brojën
Chelsea thuhet se ka refuzuar një oferta nga Wolves për huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Emri i bomberit kuqezi është njëri nga më të lakuarit në këtë merkato të janarit dhe pritet që ai të largohet nga “Stamford Bridge”.
Megjithatë, drejtuesit e “bluve” e vlerësojnë shumë Brojën, pasi janë të gatshëm vetëm të shesin kartonin e tij për një çmim prej 60 milionë eurosh.
Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, bën me dije se Wolves kishte paraqitur një ofertë huazimi për Armando Brojën, por Chelsea e kishte refuzuar menjëherë.
🚨🔵 Understand Chelsea have rejected formal approach from Wolves for Armando Broja.
Wolves have asked for Broja on loan but Chelsea have no intention to proceed at current conditions. pic.twitter.com/KLMu85SIZw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 30, 2024