Chelsea regjistron fitoren e parë në Premier Ligë
25 gusht 2023
| 23:05
Chelsea ka regjistruar fitoren e parë në Premierligë për këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino shënoi fitore të lehtë sonte ndaj Luton Town, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.
Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 3:0. Raheem Sterling shkëlqeu duke shënuar dy gola (17′, 69′), teksa goli tjetër për “Blutë” u shënua nga Nicolas Jackson (75′).
Chelsea pas kësaj fitore ka katër pikë dhe momentalisht ndodhet në pozitën e tetë në tabelë.
Ndërkaq, Luton Town vazhdon te jetë pa pikë – teksa tani renditet në pozitën e fundit.