Chelsea rrezikon dënimin nga UEFA
02 shkurt 2023
| 15:01
Skuadra e Chelseat shpenzoi për transferime në sezonin 2022/23 rreth 600 milionë. Blutë e Londrës janë duke u hetuar nga UEFA për shkeljen e “fair-play”-it financiar për një periudhë prej tetë vitesh.
Sipas “The Times” kjo shkelje mund t’i kushtojë rëndë ekipit londinez nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Chelsea për momentin mban vendin e 10-të me një diferencë prej 10 pikësh nga ekipi i fundit që gjendet në zonën Ligës së Kampionëve.
Për të shmangur dënimin, alternativa është që të fitojë Ligën e Kampionëve. Pasi fituan grupin, Blutë e Londrës në fazën e 1/8-ve do të sfidojnë Borussia Dortmundin. Vitin e kaluar skuadra londineze u fal vetëm për shkak të krizës që ndodhi nga pandemia e Covid-19.