Chelsea shijon fitoren e tretë radhazi

07 shkurt 2021 | 22:21

Thomas Tuchel po ia del të rikthejë Chelsea te rezultatet pozitive dhe loja e bukur. Sonte u arrit fitorja e tretë radhazi në Premier League pas suksesit 1-2 në fushën e Sheffield United.

Sfida u zhbllokua në minutat e fundit të pjesës së parë. Mason Mount u tregua i saktë në minutën e 43-të dhe kaloi “Blutë e Londrës” në avantazh.

Pjesa e dytë nisi e zjarrtë dhe Antonio Rudiger realizoi një autogol në minutën e 54-t. I pafat mbrojtësi gjerman dhe barazim 1-1.

Gjithsesi, skuadra mike reagoi shpejt dhe rigjeti avantazhin katër minuta më vonë. Penallti për Chelsea dhe Jorginho nuk gaboi nga pika e bardhë.

Sfida nuk prodhoi më gola dhe djemtë e Tuchel siguruan tre pikë të rëndësishme. Ekipi londinez renditet në vend të pestë dhe zona Champions është vetëm një pikë larg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re ka reaguar pas një lajmi se…