Chelsea shkatërroi Evertonin, debuton Broja
08 mars 2020
| 16:50
Skuadra e Chelseat ka regjistruar një paraqitje fantastike të dielën në përballje me Evertonin, pasi shënoi fitore më rezultat të thellë 4-0.
Mason Mount dhe Pedro shënuan dy gola në pjesën e parë, kurse dy të tjerë në pjesën e dytë i shtuan Willian dhe Olivier Giroud. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti në ketë ndeshje ishte e pafuqishme për të treguar përformacë të mirë ndaj Chelseat.
Trajneri Frank Lampard për ketë ndeshje ftoi sulmuesin Armando Broja, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në vend të Giroudit.
/Epoka e re/