Chelsea shkatërroi Sheffieldin

07 nëntor 2020 | 21:01

Skuadra e Chelseas ka fituar në ndeshjen ndaj Sheffied Unitedit. Ndeshja përfundoi 4-1 në të mirë të vendasve, ku skuadra e Frank Lampardit, zhvilloi lojë dukshëm më të mirë.

Golat për Chelsean i shënoi Tammy Abraham, Benjamin Chilwell dhe Tiago Silva ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi David McGoldrick.

Me këtë fitore, Chelsea renditet e treta në tabelën e Premier Ligës, me gjithsej 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Sheffieldi në të fundit, me vetëm një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen shënoi tre herë në portën e Dortmund, siguroi…