Chelsea synon goditje të dyfishtë tek Interi
26 korrik 2022
| 15:10
Chelsea janë gati të bëjnë një goditje të dyfishtë në merkato, saktësisht te skuadra e Chelsea.
Dy skuadrat kanë bërë biznes gjatë verës, duke arritur marrëveshje për Romelu Lukaku.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar se skuadrat po negociojnë për kartonin e Denzel Dumfries.
Po ashtu, Milan Skriniar është në interesin e skuadrës së Chelsea e cila fokusin kryesor e ka te mbrojtja.
Thomas Tuchel është thënë se kishte kërkuar përfshirjen e Dumfries në marrëveshje për Lukakun, por një gjë e tillë s’kishte ndodhur.
Reprezentuesi holandez mund t’i kushtojë skuadrës së Chelsea rreth 40 milionë euro. Kartoni i Skriniar kushton më shumë. Interi i ka kërkuar PSG-së 70 milionë euro për sllovakun.