Chelsea synon transferimin e Cavanit
21 janar 2020
| 14:39
E ardhmja e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edison Cavani vazhdon të jetë e paqartë. Skuadra e Atletico Madridit ka bërë ofertë për shërbimet e tij, por klubi francez nuk ka qenë i kënaqur me ofertën dhe e ka refuzuar menjëherë.
Në anën tjetër mediet raportojnë se interesim për Cavanin ka shfaqur edhe Chelsea, ani pse kjo skuadër ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.
32-vjeçari ka kërkuar të largohet nga “Parc des Princes”, pasi e ka humbur vendin e titullarit që po e mban Mauro Icardi.
/Epoka e re/