Chelsea synon transferimin e Darwin Nunez
23 shkurt 2024
| 15:17
Skuadra e Chelsea po bën gati një super ofertë për të tentuar afrimin e yllit të Liverpoolit, Darwin Nunez. Futbollisti uruguaian u transferua për shifrën e 90 milionë eurove nga Benfica, por nuk është përshtatur shumë me lojën e “The Reds”.
“The Times” ndërkohë shton se Blutë e Londrës do të tentojnë me një ofertë në verë, por Liverpooli nga ana tjetër po punon për një shkëmbim të mundshëm me Atletico Madridin për Joao Felix.
Nunez ka shënuar vetëm 13 gola në 37 ndeshje me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet, por sërish shihet si një zgjidhje për sulmin e Chelseat që po vuan shumë këtë sezon.