Chelsea transferon Havertzin
Kai Havertz i është bashkuar Chelsea nga Bayer Leverkusen për një shumë rreth 71 milionë funte duke nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare.
Kjo është transferi i shtatë i Frank Lampardit gjatë verës, ku ai ju bashkua shoku i Kombëtares gjermane, Timo Wernerit, pastaj Hakim Ziyech, Ben Chilwell, Thiago Silva, Malang Sarr dhe Xavier Mbuyamba.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu”, tha Havertz. “Për mua është një ëndërr e bërë realitet për të luajtur për një klub të madh si Chelsea dhe mezi pres të takohem me futbollistët dhe trajnerin. Po, jam shumë i lumtur që jam këtu”.
Mesfushori 21-vjeçar ka kompletuar testet mjekësore me Chelsea të dielën në Londër para se t’i bashkohet Gjermanisë për ndeshjet me Kombëtare në Ligën e Kombeve.
Havertz ishte me skuadrën në Stuttgart në ndeshjen e Gjermanisë kundër Spanjës por nuk luajti mbrëmë.
Edhe Bayer Leverkusen e edhe Gjermania e ka konfirmuar largimin e Havertzit të premten në mëngjes, me klubin dhe Kombëtaren që e falënderuan atë për bashkëpunimin.
Si pjesë e marrëveshjes, Chelsea ia ka ofruar mundësinë Leverkusenit që ta huazojë njërin nga blerjet e reja këtë verë e që është Sarr.
Havertz deri me tani ka luajtur vetëm për Bayer Leverkusen, ku ka pasur paraqitje të mira duke shënuar 36 gola dhe bërë 25 asiste në 118 ndeshje prej debutimit të tij si futbollist profesionist në tetot të vitit 2016.