Chelsea transferon Palmerin nga City

01 shtator 2023 | 14:05

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të talentuar, Cole Palmer nga Manchester City. Ekipi nga “Stamford Brige” ka nënshkruar me talentin Cole Palmer nga City, në një transferim që thuhet se ka kushtuar rreth 50 milionë euro.

Është vet Chelsea që ka konfirmuar transferimin e tij me anë të faqeve zyrtare duke thënë se lojtari ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me opsion vazhdimi.

“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e reprezentuesit anglez U-21, Cole Palmer nga Manchester City. Palmer ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare – me një opsion klubi për një vit tjetër dhe do të bashkohet me skuadrën e Mauricio Pochettino përpara ndeshjes sonë me Nottingham Forest në Premier Ligë”, thuhet në njoftim e klubit anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur nga…