Chelsea transferon Pedro Neton
09 gusht 2024
| 16:28
Chelsea ka siguruar shërbimet e portugezit Pedro Neto.
Kështu ka raportuar gazetari Fabrizio Romano, i cili ka thënë se skuadra aktuale e lojtarit, Wolves, e ka pranuar ofertën e Chelseat.
Pakoja finale për shërbimet e Netos, sipas Romanos, do të jetë në vlerë prej 60 milionë euro plus 3 milionë shtesa. “Pedro Neto veçse është pajtuar me kushtet personale teksa agjenti i tij, J. Mendes e arriti marrëveshjen me Chelsean sot”, shkroi Romano.
Ndërkaq, sipas tij, Wolves tani dëshiron Carlos Forbes nga Ajaxi për të zëvendësuar Pedro Neton, i cili pritet të udhëtojë sot për në Londër. Testet mjekësore për Pedron tashmë janë caktuar