Chelsea triumfon minimalisht ndaj Leicesterit

09 mars 2025 | 17:24

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.

Në pjesën e parë vendasit patën mundësi reale të kalojnë në avantazh në minutën e 22-të, por Cole Palmer dështoi të shënojë nga penalltia.

Me rezultat të barabartë 0-0 u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi.

‘Blutë e Londrës’ ia dolën të sigurojnë tri pikët me rastin e vetëm serioz në pjesën e dytë.

Po luhej minuta e 60-të e takimit kur Marc Cucurella pranoi një pasim të bukur nga Enzo Fernandez për të realizuar për 1-0 një super gol nga distanca.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë ndryshim të rezultatit dhe kështu vendasit arkëtuan pikët e plota.

Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 49 pikë të grumbulluara duke lënë në pozitën e pestë Manchester Cityn me 47 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1 në…