Southamptoni mposhti Chelsea, Evertoni triumfon ndaj Burnleyt

26 dhjetor 2019 | 17:56

Skuadra e Chelseat ka vazhduar me formë të dobët në Premier Ligë, pasi sot pësoi humbje me rezultat 0-2 nga Southamptoni.

Michael Obafemi në pjesën e parë dhe Nathan Redmond në pjesën e dytë shënuan golat për skuadrën mysafire, derisa pas kësaj ndeshje Chelsea zë vendin e katërt me 32 pikë. Southamptoni ngritët në pozitën e katërmbëdhjetë më 21 pikë.

Ndërsa trajneri Carlo Ancelotti e ka këndellur Evertonin, pasi kjo skuadër e mposhti Burnelyn me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Dominic Calvert-Lewin, në minutën e 80-të.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina, Irani dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta…