Chelsea zhgënjen, Liverpooli ‘prek’ titullin kampion

13 prill 2025 | 17:40

Këtë të dielë u zhvilluan disa nga ndeshjet e Premier League. Zhgënjen Chelsea, pasi nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Ipswich.

Golat e Enciso dhe Johnson “tronditën” ekipin e Marescas, por Blutë e Londrës gjetën forcat për të barazuar shifrat. Fillimisht një autogol i Tuanzebe dhe më pas një kryevepër e Sanchos, por vetëm kaq, me golin e fitores që nuk erdhi.

Chelsea dështon kështu të marrë një 3 pikësh të rëndësishëm, në garën për Champions. Liverpooli afrohet edhe më shumë me titullin. “The Reds” mundën 2-1 West Ham dhe shkojnë në +13.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj…