Chelseat i kushton 11 milionë euro huazimi i Felixit
Futbollisti portugez Joao Felix mund të llogaritet nga tani futbollist i Chelseat. Fabrizio Romano që njihet ekspert i transfereve tashmë është arritur edhe marrëveshja e plotë verbale. Felixi do të huazohet te Chelesa për pjesën e mbetur të sezonit, teksa “bluve” ky huazim do t’u kushtojë 11 milionë euro, me pagë 100% të mbuluar nga klubi londinez.
Në marrëveshje nuk do të përfshihet asnjë opsion blerjeje dhe sulmuesi portugez do të rikthehet në Madrid pas përfundimit të sezonit. Para se të largohet tani nga “Wanda Metropolitano”, 23-vjeçaro do të rinovojë kontratën me Atleticon deri në vitin 2027.
Felix do të fluturojë për në Londër në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar pastaj kontratën me Chelsean.
João Félix to Chelsea, here we go! Full verbal agreement reached, loan move on €11m fee with 100% salary covered by Chelsea. 🚨🔵 #CFC
Before leaving, JF will extend contract with Atléti until 2027.
João will fly to London in the next hours to undergo medical tests and sign. pic.twitter.com/F5aYKMgspa
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 10, 2023