
Cheryl konfirmon ndryshimin në fytyrë
13 nëntor 2018
| 11:37
Cheryl ka konfirmuar se fytyra e saj ka ndryshuar, por krejt kjo ndodhi si rezultat i të qenit nënë. Këngëtarja 35-vjeçare lëshoi videon muzikore për këngën e re ‘Love Made Me Do It’ pas katër vjetësh, të premten e kaluar.
Fansat e pyetën për pamjen e saj, por Cheryl ka këmbëngulur që fytyra e saj ka ndryshuar pas lindjes së djalit të saj Bear.