Chesea interesohet për Aubameyangun

04 gusht 2022 | 15:55

Pierre-Emerick Aubameyang pritet të rikthehet në Premier Ligë, pas vetëm gjashtë muajve të kaluara me Barcelonën. Duket se me ardhjen e Robert Lewandowskit, sulmuesi nga Gaboni nuk e ka vendin e lirë në skuadrën katalanase. Oferta e parë që ka ardhur për 33-vjeçarin është nga Chelsea.

“Blutë” e Londrës po mendojnë të rikthejnë në Premier Ligë, Aubameyangun, me Tomas Tuchelin që kërkon të ribashkohet dhe njëherë me të. Negociatat mes palëve kanë filluar dhe duket se në Londër janë shumë optimist për këtë lëvizje.

Aubameyang u aktivizua për katër vite me skuadrën e Arsenalit përpara se të transferohej te Barcelona dhe kjo lëvizje nuk do t’i linte një shije të mirë “Topçinjve”, duke parë dhe rivalitetin e tyre me Chelsean.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ambasadorit britanik në Kosovë,…