Chiara Ferragni në lidhje të re dashurie? FOTOT që u bënë virale në rrjet
Fotot e Chiara Ferragni dhe Silvio Campara së bashku në plazh po shpërndahen masivisht në rrjet. Pas gjithë zërave që qarkulluan për flirtin mes influencueses dhe menaxherit të sektorit të këpucëve, revista e përjavshme “Chi” publikoi pamjet nga takimit i tyre në Forte Dei Marmi.
Kujtojmë se tani, Chiara ndodhet me pushime në Greqi me fëmijët e saj Leone dhe Vittoria, nënën Marina Di Guardo, motrën Francesca Ferragni me bashkëshortin Riccardo Nicoletti dhe Edoardo-n e vogël.
Chiara Ferragni po ashtu është përfolur për romancë me Andrea Bisciotti. Edhe me ortopedin, ajo u takua në breg të detit në Forte dei Marmi.
Por kush është Silvio Campara?
Lindur në Lugagnano di Sona, në provincën e Veronës, Campara u diplomua në Bocconi, dhe filloi të punonte si model. Më pas nisi punë në sektorin tregtar të markave të rëndësishme si Alexander McQueen, Giorgio Armani dhe Sundek. Në 2013 zbarkoi në Golden Goose, ku brenda pak vitesh u bë CEO.
Silvio është ende në Forte dei Marmi, por pa gruan e tij. Revista ‘Chi’ shkruan se mund të ketë një krizë mes dy bashkëshortëve dhe nuk përjashton që baza e kësaj ndarjeje mund të jetë afrimi mes 45-vjeçarit dhe Ferragnit.