Chicago si në kohët e arta, fitojnë edhe Brooklyni e Bucksat
Ekipi i Chicago Bulls e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2021-2022 në NBA, me 4 fitore në 4 ndeshje të luajtura deri më tani. Bullsat fituan me rezultat 111-108 në fushën e Torontos, sfidë ku për miqtë u dalluan DeRozan me 26 pikë e LaVine me 22 pikë.
Fitojnë edhe kampionët e Milwaukee Bucks, që mundën 119-109 Indiana jashtë fushe. Giannis Antetokounmpo realizoi 30 pikë e 10 rebound, duke qenë lider në fushë. Nuk zhgënjen as Brooklyn Nets, që falë 25 pikëve të Durant e 21 të Mills, mundi me rezultat 104-90 Washingtonin.
Në Perëndim, spikat fitorja e ekipit të Clippers, që mundi 116-86 Portland, ndeshje ku diferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 65 pikë. Zhgënjen skuadra e Denver, që u mund në fushën e saj 99-87 nga Cleveland (Love 22 pikë e Allen 21), ndërsa Miami mundi 107-90 Orlando (Butler 36 pikë). /Telesport/
Rezultatet
Charlotte – Boston 129-140
Indiana – Milwaukee 109-119
Atlanta – Detroit 122-104
Brooklyn – Washington 104-90
Miami – Orlando 107-90
Toronto – Chicago 108-111
Minnesota – New Orleans 98-107
Denver – Cleveland 87-99
Clippers – Portland 116-86