Chicago synon kreun në Lindje, fitojnë edhe Denveri dh Spurs

27 dhjetor 2021 | 16:04

Denveri ngjit shkallet e renditjes në Perëndim pas fitores 103-100 në shtëpinë e Clippers. Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Jokiq me 26 pikë e 22 rebound.

Fiton edhe Miami, që mundi 93-83 Orlando në derbin e Florida, ndeshje ku Butler e Martin realizuan nga 17 pikë secili. Nuk zhgënjen skuadra e Memphisit, që mundi me rezultat 127-102 Sacramento (Bane 28 pikë), ndërsa San Antonio mposhti thellë Detroit me shifrat 144-109 (Johnson 27 pikë).

Chicago bëhet forca e dytë në Lindje pas fitores 113-105 ndaj Indiana, sfidë ku për vendasit u dallua LaVine, me 32 pikë.

Rezultatet

Miami – Orlando                       93-83
Cleveland – Toronto                  144-99
Sacramento – Memphis             102-127
Washington – Philadelphia         96-117
Oklahoma – New Orleans          117-112
San Antonio – Detroit                144-109
Chicago – Indiana                      113-105
Clippers – Denver                      100-103

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja ishte sërish i jashtëzakonshëm edhe ditën e sotme…