Chicago turpëron Lakers në shtëpi, zhgënjen Golden State

23 mars 2025 | 13:45

Skuadra e Lakers u mund thellë 146-115 në fushën e saj nga Chicago, sfidë ku rikthehej në fushë LeBron James (17 pikë). Doncic realizoi 34 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërkohë që për Bulls u dalluan Coby White me 36 pikë e Matas Buzelis me 31 pikë.

Humbje edhe për skuadrën e Golden State, që u mund 124-115 në fushën e Atlanta.

Jimmy Butler realizoi 24 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa 49 pikët e lojtarëve të stolit ishin vendimtare për vendasit.

Pa probleme fiton New York, që mundi 122-103 Washington (Towns 31 pikë).

Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që falë 32 pikëve e 17 rebound të Antetokounmpo, mundi 114-108 Sacramento, ndeshje me rivalitet deri në fund.

Moment të mirë po kalon Indiana, që mposhti 108-103 Brooklyn, ndeshje ku diferencën e bëri Pascal Siacam me 26 pikë.

Rezultatet

Indiana – Brooklyn                   108-103
Atlanta – Golden State            124-115
New York – Washington         122-103
Sacramento – Milwaukee       108-114
Lakers – Chicago                       115-146

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pilotët e McLaren, Oscar Piastra dhe Lando Norris dominuan Çmimin…