Chiellini: Giroud në MLS mund të shënojë 20 gola në sezon
Giorgio Chiellini do të largohet nga Los Angeles në korrik, pas dy vitesh si futbollist në klubin atje.
Olivier Giroud do të marrë rrugën e kundërt, nga Serie A në MLS.
“Që kur e dinim se francezi do të vinte këtu? Që në janar kuptuam shumë, – nënvizon Chiellini për “Gazzetta dello Sport”. – Ne e prisnim, por rreziku vinte nga ndonjë ofertë tjetër për të. Mos mendoni se këtu ai do të marrë të njëjtat para si në Evropë…”
Çfarë mund t’i japë Giroud klubit tuaj në MLS?
Ai mund të shënojë 20 gola në sezon, shifër mjaft e mirë. Giroud nuk është tipi i sulmuesit për të shënuar 50 gola në vit, sepse gjithashtu ka nevojë për ekipin. Në Los Angeles mund të jetë gjithashtu lider i skuadrës. Personalisht mendoj se do të bëjë diferencën, veçanërisht me karakterin e tij.
Pse?
Për shkak se Giroud dëshiron të fitojë. Ai është një forcë lëvizëse, do t’i bëjë shokët e skuadrës të rriten, siç bëri me Leaon, Pulisic dhe të tjerët te Milani. Këtu koka ka shumë rëndësi. Nëse vjen me prezumimin e të qenit më i miri, gabohet. Nëse vjen për të mësuar ende, do t’ia kalojë mjaft mirë.
Çfarë të ka rënë në sy te Giroud si kundërshtar?
Fakti që ai fitoi një Botëror vendimtar si qendërsulmues, pa shënuar gol. Për numrin 9 është shumë e vështirë. Këtu qëndron madhështia e tij.