Chiellini: Kisha ofertë nga Reali, por e refuzova
Giorgio Chiellini është pjesë e Juventusit që prej vitit 2005. Mbrojtësi ka dhënë gjithçka për “bardhezinjtë”, është shtylla e repartit defensiv dhe sot mban shiritin e kapitenit.
Një mbrojtës klasik nga ata që e kanë të shenjtë ruajtjen e portës me çdo lloj mënyre. Kundërshtarët e urrejnë, ndërsa tifozët e tij e adhurojnë. 34-vjeçari është i lidhur shumë me Juventusin, por në një moment ishte gati t’i braktiste. Mori një ofertë të mirë, më saktë të parefuzueshme, por ai ia doli ta refuzojë. Reali i Madridit kërkoi shërbimet e mbrojtësit në verën e vitit 2010 dhe Chiellini u tundua.
“Në vitin 2010 isha shumë pranë kalimit te Reali i Madridit, por në fund vendosa të qëndroj te Juventusi. Më frenoi pakënaqësia e madhe që do të krijohej pas largimit tim”, ka thënë Chiellini.