Chiellini më 1 qershor pensionohet nga Italia

26 prill 2022 | 13:06

Mbrojtësi 38-vjeçar i Italisë, Giorgio Chiellini duket se ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja “Axurre”, pas sfidës me Argjentinën.

Chiellini është shprehur se fundi i tij me kombëtaren do të jetë data 1 qershor, kur Italia do të përballet me Argjentinën në një sfidë midis dy kampionëve kontinentalë të Evropës dhe Amerikës Latine, që do të luhet në “Wembly”.

“Është normale që kur je 38 duhet të ndalosh dhe të kuptosh disa gjëra. Nëse do të jem mirë, do të luaj dhe do të them lamtumirë në Wembly, aty ku arrita kulmin e karrierës time. Le të lëmë pak vend për djemtë e rinj që po vijnë”, ishin fjalët e kapitenit të Juventusit dhe kombëtares italiane, i cili më pas do të vendos nëse do të largohet nga “Zonja” për në Shtetet e Bashkuara, apo do të qëndrojë dhe për një sezon me bardhezinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se…