![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Giorgio-Chiellini-scaled.jpg)
Chiellini: Nga muaji maj kemi ndjerë që ka diçka magjike në ajër
12 korrik 2021
| 13:18
Italia e fitoi trofeun e dytë të Evropës, pasi në finale e mposhti Anglinë. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1, kurse në penallti fituan italianët me rezultat 3-2.
Kapiteni Giorgio Chiellini ka thënë se nga fundi i muajit maj e kanë ndierë diçka magjike në ajër.
“Më ranë lotët. Të gjithë e meritonim që të fitonim trofeun, në këtë moshë kuptohet më shumë se çfarë do të thotë të fitosh një trofe si ky. Që nga fundi i majit ne kemi ndjerë që ka diçka magjike në ajër, ditë pas dite ka qenë gjithnjë e më shumë e pranishme kjo ndjesi. Sirigu na bëri një surprizë para ndeshjes, kishte përgatitur një video të gjithë familjarëve tanë dhe na bëri të qajmë në autobus para ndeshjes”, ka thënë Chiellini.