Chiellini pritet të jetë titullar kundër Belgjikës

01 korrik 2021 | 12:59

Mbrojtësi me përvojë i Juventusit, Giorgio Chiellini i është kthyer stërvitjeve në ekipin kombëtar italian.

Kapiteni i Azzurëve pësoi një dëmtim në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Zvicrës dhe nuk ishte i grumbulluar në skuadër në dy ndeshjet pasuese.

Sipas Sky Italia, Roberto Mancini do të luajë me formacionin e njëjtë kundër Belgjikës në çerekfinale, me të vetmin ndryshim i cili do të jetë pikërisht Chiellini në vend të Francesco Acerbit.

Belgjika – Italia, pritet të zhvillohet me 2 korrik nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme…