Chiellini shpjegon diskutimin me Alban para penalltive

09 korrik 2021 | 13:12

Giorgio Chiellini është një nga protagonistët kryesorë të Italisë finaliste të “Euro 2020”. Kapiteni i “axurrëve”, në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s dhe Federatës Italiane të Futbollit, shpjegoi se çfarë ndodhi me Jordi Albën në shortin përpara goditjes së 11-metërshave.

“U komentua shumë ai episod, por në të vërtetë nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Duhet të vendosnim se te cila portë do të godisnim dhe arbitri na tha që e kuqja ishte porta djathtas dhe bluja ishte porta majtas. Kur ra e kuqe, Jordi mendoi që ishte porta ku ishin tifozët spanjollë. Aty unë nisa të bëja shaka me të dhe i thashë që nuk ishte ashtu si mendonte ai”, ka thënë Chiellini.

Sa i përket finales, Chiellini shtoi: “Është një ëndërr që u bë realitet. Në fillim, të gjithë mendonim se trajneri ishte i çmendur kur na thoshte që mund ta fitonim Evropianin. Tani na ka mbetur vetëm hapi i fundit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Për mese 20 vjet në fjalorin politik…